Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paralajmëroi se me miratimin e ligjit për kanabisin mjekësor, do të ketë pasoja në vend.
Meta tha se kjo nismë ishte një mbështetje e Ramës për grupet kriminale.
“Pr.ligji për kanabisin nuk është gjë tjetër përveçse tregues i këmbënguljes dhe kapjes së kreut aktual të qeverisë në këto skema që kanë qenë të qarta në mbështetje të grupeve kriminale që përfitojnë nga kanabizimi i vendit tonë.
Kjo nuk do të jetë pa pasoja për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të zhvillimit ekonomik, ndaj i ftoj të gjithë që të reflektojnë.”, pohoi Meta.