Ju sjellim pesë pozicionet e gjumit që tregojnë shumë për personalitetin tuaj. Zgjidhni pozicionin në të cilin flini në të shumtën e herëve, kjo mund t’ju ‘informojë’ për disa tipare të karakterit.
1. Nëse flini me gjunjët e përthyer të shtirë në njërin krah, atëherë kjo tregon se jeni person i qetë dhe i besueshëm. Nuk bini pre e ofendimeve dhe nuk trembeni nga ardhmja. Buzëqeshni edhe në ditën më të mërzitshme të dimrit dhe mund të ndreqni pa problem çdo problem që ndodh në jetën tuaj.
2. Nëse zakonisht flini në pozicioni ‘fetus’ atëherë shpesh ndieni nevojën e përkujdesit, mirëkuptimit dhe simpatisë. Nisur nga kjo, zakonisht përpiqeni t’i shmangni problemet që mund të hasni në botën rreth jush. Talenti dhe potenciali juaj është i prirur në pikturë dhe vallëzim.
3. Nëse flini përmbys me këmbë dhe krah të hapur, atëherë jeni një lider. Jeni impulsivë dhe ndërmerrni iniciativa dhe siguroheni që jeta juaj personale dhe profesionale të jetë e rregullt. Zakonisht preferoni të planifikoni gjithçka më parë dhe nuk jeni dashamirës i surprizave.
4. Nëse shtriheni në kurriz, me shumë mundësi jeni person pozitiv, që e do jetën, pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes dhe në shoqëri të mirë. Personat që flenë në këtë pozicion shpesh kanë personalitet shumë të fortë, shkruan shqip.
5. Nëse flini në pozicion ushtarak, i shtirë në kurriz me duart të ulura poshtë, atëherë jeni me siguri person shumë i rregullt, që i njeh shumë mirë qëllimet e veta në jetë dhe përpiqet t’i arrijë ato. Mund të jeni strikt, pedant dhe kërkues, por në radhë të parë kërkoni më shumë nga vetja.
6. Nëse flini me njërën këmbë të përthyer dhe tjetrën të shtrirë, atëherë me shumë mundësi jeni një personalitet i paqëndrueshëm, që pëlqen çdo lloj aventure, ndërsa gjendja juaj shpirtërore mund të ndryshojë aq shpejt sa t’i çorodisë të tjerët rreth jush. Shpesh keni vështirësi kur iu duhet të merrni një vendim.