Postimi i Messi për Kupën e Botës bëhet më i pëlqyeri i të gjitha kohërave

Ylli i futbollit Lionel Messi më në fund siguroi një çmim që e kishte ëndërruar aq shumë gjatë gjithë karrierës së tij kur Argjentina fitoi Kupën e Botës.

Më pas lojtari më i mirë i shekullit 21 shtoi një rekord të ri sepse tani ka postimin më të pëlqyer në Instagram të gjitha kohërave.

Messi postoi disa imazhe të tij dhe miqve duke festuar pas fitimit të Kupës së Botës. Në këto momente që shkruajmë, postimi i tij ka 68.8 milionë pëlqime.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga një foto e një veze e cila mbante vendin e parë që prej 2019-ës me 57.3 milionë pëlqime.

Nuk është çudi të shohim Messi të thyejë rekordin e Instagram. Shumica e postimeve më të pëlqyera në platformë janë nga futbollistët ku Paris Saint-Germain ka 8 prej 20 postimeve më të pëlqyera.

Messi gjithashtu është njeriu i dytë më i ndjekur në platformë me 404 milionë ndjekës. Llogaria zyrtare e Instagram është më e ndjekura. Por njeriu më i ndjekur në platformë është rivali i tij i përjetshëm Cristiano Ronaldo me 520 milionë ndjekës. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Persona të maskuar hedhin sërish gurë në drejtim të gazetarëve në veri, dalin pamjet

Story i radhës

​Podolyak: Vizita jashtëzakonisht e rëndësishme e Zelensky në SHBA do ta mohojë Rusinë

Të fundit nga