Lazio e ka gjetur portierin e ri pas largimit të Strakoshës dhe Pepe Reinës. Kjo skuadër ka transferuar Ivan Provedel nga Spezia.
Gardiani 28-vjeçar ka arritur që t’i bind të gjithë me paraqitjet e bëra deri tani.
Madje ish-lojtari i njohur i Lacios, Bruno Giordano, e cilëson Provedel më të mirë se Strakosha.
“Ivan Provedel po tregon shumë edhe në një klub si ky i Lacios. Krahasuar me Strakoshën, është shumë më i mirë në drejtimin që i bënë mbrojtjes”, tha Giordano.