Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i është drejtuar me një letër qeverisë, për Portin e Durrësit, projektin e të cilit kjo forcë politike e quan aferë.
Në një postim në Facebook, Vasili ka publikuar dokumentin, ndërsa thekson se qeveria po përpiqet që të rrëmbëjë një nga asetet strategjike.
Vasili kërkon informacion nga qeveria, ndërsa thekson i vendosur se asnjë centimetër i Portit nuk do të lejohet të grabitet nga mafia qeveritare.
POSTIMI I PETRIT VASILIT
Leter zyrtare Qeverise per aferen e Portit te Durresit!
Qeveria ne menyre te fshehte dhe pa asnje trasparence po perpiqet te rrembeje, nje aset strategjik te nje rendesie te jashtezakonshme kombetare si Porti i Durresit.
Si Deputet i Kuvendit te Shqiperise i jam drejtuar Qeverise me kerkese zyrtare per informacion.
Asnje cm i Portit nuk do te lejohet kurre te grabitet nga mafia qeveritare.
Ja pyetjet drejtuar Qeverise ne kerkesen time zyrtare:
🟥A është dhënë statusi i investitorit strategjik?
🟥Nëse po, cilës kompanie i është dhënë ky status?
🟥Jeni shprehur publikisht se investitori do të jetë “Emaar Group” ndërkohë në memorandumin e firmosur nuk përmendet gjëkundi “Emaar Group” ?
🟥Analiza financiare si detyrim ligjor për marrjen e statusit të investitorit strategjik nga cila kompani është paraqitur?
🟥A parashikohet, që ashtu sikurse në rastin e inceneratorëve prona publike të mund të lihet kolateral në Bankat Shqiptare apo të huaja në funksion të marrjes së kredive nga kompanitë e përfshira në memorandum?
🟥Cilat janë masat garantuese që Porti i Durrësit të mos sekuestrohet nga Bankat vendase apo të huaja për shkak të problemeve eventuale të kompanive huamarrëse?
🟥Investimi detyron spostimin e Portit Tregtar aktual, cilat janë masat e marra që Dogana të funksionojë normalisht dhe kjo të mos ndikojë negativisht në realizimin e të ardhurave që lidhen me biznesin ashtu dhe për Buxhetin e Shtetit?
🟥Cila është kosto e Portit të ri tregtar dhe sa është kohëzgjatja e realizimit të ndërtimit të këtij porti?
🟥Në këtë periudhë të ndërmjetme pra të fillimit të ndërtimit të portit turistik nga njëra anë dhe Portit tregtare nga ana tjetër, ku do jetë vendodhja e funksionimit të Doganës portuale Durrës?
🟥Ndërtimi i Portit të ri tregtar do të realizohet me fonde të buxhetit apo do kërkohet një tjetër borxh?
🟥Cili është qëndrimi zyrtar i institucioneve të Bashkimit Evropian për këtë projekt?
🟥Kërkojmë nga ju të na vihet në dispozicion i gjithë komunikimi zyrtare me Bashkimin Europian për këtë projekt.