“Populli po vdes për bukë, po mbledhin në kosha plehrash”, qytetarët zgjedhin protestën në vend të koncertit të Malumas

Në Shqipëri sot festohet Dita e Verës. Pasditja në kryeqytet ka dy ngjarje të rëndësishme, protesta për rritjen e çmimeve dhe koncerti  i Malumas i organizuar nga bashkia e Tiranës.

Enki me rubrikën e saj Vox Pop në RTV Ora pyeti qytetarët se cilit organizim do ti bashkohen.

“Do preferoja me gjithë dëshirën të shkoja në protestë jo te këto qelbësirëllëqet e Erion Veliaj. Do shkoja se ti e di çfarë do të thotë pensionist. Me këtë njeri në krye të shtetit gjërat nuk do ndryshojnë kurrë, është tamam Putin”.

“Do shkoj në protestë, duam të jetojmë. Koncerti është për qejf. Kam besim te protesta.”

“Në protestë do shkoj, populli po vdes për bukë, po mbledhin në kosha plehrash. Nuk kanë bukë të hanë pensionistët. Përditë kam shkuar në protestë.”

“Te protesta, çfarë bashkie. Erion Veliaj, hajduti.”

“Më mirë te protesta”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Feng shui për shkallët – këtë gabim assesi nuk duhet të bëni, ndikon keq në energji!

Story i radhës

Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve

Të fundit nga