Populli arbëror e ka tregu veten dy herë: në Mbrojtjen e Evropës dhe të Hebrenjve

January 27, 2022
1 minut lexim

Popullit arbëror dy herë i ka rënë ta tregojë veten përgjatë historisë:

e para në krye me Gjergj Kastriotin arriti ta mbroj nderin dhe civilizimin e përbashkët të kombeve të Europës dhe e dyta Mbrojtja e hebrenjve të pafajshëm nga regjimi i egër nazist.

Kjo e dyta është bërë në saje të Besës dhe Mikëpritjes që tradicionalisht e kishte populli ynë.

Këto vlera që janë të rralla ndër kombe e që kombi ynë fatmirësisht i ka pas në traditën e tij fisnike ,e kanë bërë të njohur për të mirë ,dhe është marrë shembull për të mirë sidomos në rastin e mbrojtjes së herbrenjve.

Pokështu kjo strehë për hebrenjët më pas i ndihmojë popullit tonë sidomos të Kosovës që gjatë luftës së fundit,populli ynë ta gjejë mbështetjen e hebrenjve në Amerikë, dhe e hebrenjve në Izrael, që strehuan familje refugjatësh. Nuk duhet harruar edhe ndikimin e madh që pati lobi hebre-amerikan në çlirmin dhe pavarësinë e Kosovës.

Në kuadër të kësaj duhet nënvizuar edhe këtë sikur që dihet edhe albanologu hebre Norbert Jokl që nga koha e përndjekjes së herbrenjve nga nazistët në Austri, shikonte udhët se si të vendosej në Shqipëri aty ku hebrenjtë e gjetën strehën, mbështetjen dhe mbrojtjen e nevojshme.

Albanologu Jokli, jo rastësisht donte të vendosej në Shqipëri, sepse ai e njihte thellë traditën, historinë, besën dhe mikëpritjen shqiptare.

Kjo ditë duhet t’i shërbejë njerëzimit si një kujtesë e ndërgjegjësimit për të ardhmen që një tragjedi e tillë kurrë mos të përsëritet më.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Aplikacionet Android vinë në Windows 11 muajin e ardhshëm

Story i radhës

​SHBA: Rusia të lirojë të arrestuarit padrejtësisht në Çeçeni

Të fundit nga

Si t’i pastroni ulëset e veturës?

Përgjigjet janë të fshehura në shtëpinë tuaj. Ulëset e veturave janë bërë nga pëlhura jashtëzakonisht të forta që mund të përballojnë ngarkesa të rënda. Megjithatë, ato janë të ndjeshme ndaj ushqimeve të

Martin: Nxora mësime nga viti 2023

Horge Martin fitoi titullin e parë kampion në Moto GP, teksa triumfoi këtë sezon me skuadrën Dukati Pramak. Spanjolli ishte i pranishëm në “Fim Awards”, ceremonia e ndarjes së çmimeve të fundvitit
ShkoLartë