​Ponosh në protestë: Vuçiq po imponon bisedën me Trump për t’i ikur përgjegjësisë

November 12, 2024
1 minut lexim

Presidenti i Qendrës Serbe (SRCE) Zdravko Ponosh tha në protestën e mbrëmshme se Aleksandar Vuçiq po përpiqet të largojë vëmendjen nga tragjedia në Novi Sad duke imponuar tema të tjera.

Ai po mundohet të imponojë si gjënë më të rëndësishme atë që është dëgjuar për disa minuta me Trampin për ta uruar për fitoren apo që ka ikur në Baku nga ku flet për reaktorë të vegjël bërthamorë. Ai përpiqet të shtiret si çmenduri duke imponuar tema të tjera dhe kështu ikë nga përgjegjësia”, tha Ponosh për Nova S.

Siç thuhet në njoftimin e partisë, ai ka kujtuar dorëheqjen e Goran Vesiqit, i cili pretendon se nuk është fajtor apo përgjegjës për asgjë, duke thënë se është filozofi e kësaj qeverie “që insistimi në përgjegjësi ta konsiderojë këmbëngulje në dobësi”.

Qytetarët nuk pajtohen me këtë, edhe nëse kemi përgjegjësi politike apo dorëheqje, përgjegjësia penale është e nevojshme. Për 14 jetët e humbura, dikush duhet të përfundojë pas hekurave”, tha Ponosh.

Ai vlerësoi se qeveria nuk do të bjerë dhe as do të fillojë të ndihet përgjegjëse për shkak të një proteste.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Milenko Nedellkovski emërohet drejtor ekzekutiv në KF “Vardar”, tifo grupi “Komitët” kundër këtij vendimi

Story i radhës

Ariana Grande duket tmerrësisht e dobët në premierën e “Wicked”

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë