Polonia arreston një tjetër spiun të dyshuar rus

July 10, 2023
1 minut lexim

Polonia ka arrestuar një person të dyshuar për spiunazh për Rusinë, njoftoi sot ministri i Brendshëm polak, transmeton Anadolu.

“I dyshuari po kryente vëzhgime të objekteve ushtarake dhe porteve detare. Ai shpërblehej sistematikisht nga rusët”, tha Mariusz Kaminski.

“Ky është personi i 15-të i arrestuar në këtë hetim”, shtoi ai.

Agjencia shtetërore e lajmeve PAP raportoi se i dyshuari është shtetas ukrainas.

Në mars, Polonia bëri të ditur se kishte shkatërruar rrjetin e spiunazhit rus, duke arrestuar nëntë persona, për të cilët tha se kishin përgatitur akte sabotimi, duke kryer propagandë antipolake dhe duke vëzhguar rrugët hekurudhore për në Ukrainë.

Në fund të qershorit, Agjencia e Sigurisë së Brendshme arrestoi një lojtar profesionist rus të hokejit mbi akull nën dyshimin për spiunazh.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia amerikane në ndjekje të të dyshuarit për të shtëna masive në Cleveland

Story i radhës

“Arben Ahmetaj nuk e pranon burgun”! Hoxha: Mund të kërkojë azil

Të fundit nga

ShkoLartë