Që prej ditës së djeshme, lajm në të gjitha mediat ka qënë ndarja nga jeta e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, në moshën 86 vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano pas disa problemeve shëndetësore.
Politikania Anita Likmeta është shprehur se pas vdekjes së Berlusconit ka marrë fund dhe partia e tij “Forza Italia”.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se nuk ekziston një lider politik se Berlusconi ndërsa shtoi se partia “Forza Italia” do të shpërbëhet.
“Me vdekjen e Berlusconit “Forca Italia ka marrë fund sepse ‘Forza italia’ ishte Berlusconin, të gjithë votuesit votonin për atë. Për mua nuk ekziston një trashëgimtar politik i Berlusconit. Forca Italia do të shpërbëhet. Nuk ka lider politik që të zëvendësoj Berlusonin”- tha ai.