Politikani piu ujë nga “lumi i shenjtë”, tre ditë më vonë u bë për spital

July 22, 2022
1 minut lexim

Kryeministri i Punjabit, në Indi, Bhagwant Mann u shtrua në spitalin “Apollo” në Delhi, të mërkurën në mëngjes, pasi u ankua për dhimbje të barkut.

Tre ditë para, Mann piu një gotë ujë direkt nga Kali Bein, një përrua i shenjtë në Sultanpur Lodhi.

Mann u shtrua në spitalin Apollo Indraprastha në Sarita Vihar në kryeqytetin kombëtar të mërkurën dhe u lirua të enjten.

Në spital ai u ekzaminua për dhimbje stomaku, pas së cilës mjekët e diagnostikuan me infeksion, shkruan Indepedent.

Ai u mbajt nën vëzhgimin e një ekipi të nivelit të lartë multidisiplinar ekspertësh mjekësorë në një repart privat në spital. Ai ishte i shoqëruar nga gruaja dhe motra e tij në momentin e lirimit.

Kryeministri i Delhi Arvind Kejriwal kishte vizituar Mann në spital të mërkurën.

Është interesante se Mann kishte pirë gotën me ujë nga Kali Bein me rastin e 22-vjetorit të pastrimit të lumit në Sultanpur Lodhi të dielën.

Ai kishte njoftuar nisjen e një fushate mbarëkombëtare për pastrimin e lumenjve dhe kullimeve në shtet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas apelit, fansat e Johnny Depp të zemëruar me Amber Heard

Story i radhës

Hamendjet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama!

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë