Një ish-kryeministër dikur i zgjedhur me vota të natës në biseda odash e muhabetesh private, i rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese si kryeministër i paligjshëm- kundërkushtetues, akuzon se Qeveria na ka futur në qorrsokak, dhe se fundi s’mund të jetë i mirë.
Po t’i referohej të kaluarës së tij, këtij duhet t’i vije keq të merrej me politikë, detyra tij është t’i mësojë nxënësit, dhe të merrej me kultivimin e specave dhe trangujve, ndonëse në vendbanimin nga vjen ky, toka është shumë produktive për kultivimin e këtyre lloj zarzavateve.
Karriera politike e askujt nuk mund të ndërtohet mbi bazën e urrejtjes dhe inateve personale ndaj kundërshtarëve politikë.
Të vlerësojnë lexuesit, se a ishte ky kryeministër koti apo kryeministri aktual Albin Kurti.
Tani z.Hoti thotë se nuk ishte ai kryeministër koti, por i tillë është Albin Kurti, nuk diskutohet se politikanët kosovar shquhen për urrejtje ndaj njëri-tjetrit në vend që të gjejnë gjuhen e përbashkët për t’i dalur zot vendit në këto çaste shumë të rënda për të, nga një agresion i mundshëm i shtetit hegjemonist serb kundër tij, i cili vazhdon t’i mbetet besnik ideologjisë fashiste të Millosheviçit – kasapit të Ballkanit.