Policia u shpall “luftë” shtëpive të barit, 1800 efektivë pritet të zbarkojnë në terren

February 11, 2022
1 minut lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur të reagojë ndaj fenomenit mjaft të përhapur të kultivimit të kanabist nëpër objekte të izoluara, që në terma popullor njihen  edhe si ‘shtëpi bari’.

Në zbatim të një urdhri të shpërndarë së fundmi, pritet të zbarkojnë në terren 1800 efektivë të policisë të ndarë në mbi 400 grupe në çdo qark.

Për organizimin e punës është ngarkuar zv.drejtori i Përgjithshëm Albert Dërvishaj, ndërsa strukturat nën monitorimin e të cilave do të zhvillohen kontrollet janë Drejtoria e Policisë Kriminale, e Rendit dhe Sigurisë Publike, e Emigracionit si dhe e Shërbimeve Mbështetëse.

Kontrollet do të zhvillohen në banesa, sera, depo, magazina, ish-reparte ushtarake, ish depot e rezervave shtetërore, shtëpi të braktisura, etj.

Nga operacionet e deritanishme, në qarqe të ndryshme të vendit, ambiente të tilla janë zbuluar që shfrytëzoheshin për kultivimin e bimëve narkotike dhe rritjen e fidanëve.

Periudha e parashikuar me nisjen e operacioneve korrespondon me kohën kur bëhet edhe përgatitja për mbjelljen e kanabisit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përplaset me tifozët

Story i radhës

Prishtinasit që infektohen me Covid-19 nuk do të rimburësohen më me para

Të fundit nga

Bastisje në Gazi Babë, arrestohet shpërndarësi

Nëpunësit policorë nga Njësiti për Tregti të Paligjshme në SPB Shkup, pas një urdhëresë të pranuar më parë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpinë e M.S.(19) nga Shkupi, në rajonin
ShkoLartë