Policia tërheq nga flokët një grua lakuriq në protestat e Zelandës së Re

February 10, 2022
1 minut lexim

Skena të pakëndshme shpërthyen në kryeqytetin e Zelandës së Re të enjten teksa qindra protestues të ‘lirisë’ u përleshën me autoritetet – derisa një grua e zhveshur u arrestua pasi hyri në një grumbull oficerësh policie.

Sipas medieve të huaja, gruaja u tërhoq zvarrë nga flokët e saj dhe u arrestua, derisa protestuesit vërshuan rrugëve për të kundërshtuar politikat e ashpra të COVID-19 të implementuara nga kryeministrja Jacinda Ardern.

Qindra makina, kamionë dhe motoçikleta që transportonin mijëra njerëz nga i gjithë vendi filluan të mblidhen në Wellington të martën në mëngjes për të nisur protestat, të frymëzuara nga Konvoji i Lirisë së Kanadasë, që ka paralizuar Otava-n.

Trafiku u ngadalësua për shkak të automjeteve që bllokuan rrugën rreth parlamentit dhe në vende të tjera kyçe, para se të dilnin në rrugë për të valëvitur pankartat. Me pankarta ata kërkuan kthimin e lirive, duke dënuar kështu edhe detyrimin për vaksinim.

Qindra njerëz u mblodhën përpara parlamentit, nga ku disa ngritën tenda dhe u zotuan se do të qëndrojnë për një kohë të gjatë. Ardern tha se nuk ka ndërmend të reagojë ndaj tyre. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nelly thyen heshtjen për videon seksuale të tij që u bë virale në internet

Story i radhës

Mariçiq-Sagartz: Mbështetje nga të gjitha partitë për dialogun me Bullgarinë

Të fundit nga

ShkoLartë