policia pyjore e shkupit ne nje aksion konfiskon drunj per ngrohje ne haracine 6a15722fd73ee

Policia Pyjore e Shkupit në një aksion konfiskon drunj për ngrohje në Haraçinë

May 26, 2026
1 minut lexim
Drunj 780x439 1

Në një aksion të gjerë të realizuar gjatë ditës së sotme nga Policia Pyjore e Shkupit, MPB-ja dhe punonjësit e NP “Pyjet Kombëtare” – dega “Babuna” nga Velesi, në Araçinë është konfiskuar një sasi e madhe drush të vjedhura për ngrohje.
Lajmin e bëri të ditur zëvendësdrejtori i përgjithshëm i NP “Pyjet Kombëtare”, Kirе Mihajllov, i cili theksoi se gjatë konfiskimit pati momente tensioni, por aksioni u realizua me sukses.
“Gjatë konfiskimit në Araçinë, në një moment situata ishte e tensionuar, por pjesëtarët e MPB-së dhe shërbimet e tjera e kryen detyrën e tyre në mënyrë profesionale. E gjithë sasia e druve për ngrohje është konfiskuar dhe është nisur drejt depove tona në Veles”, deklaroi Mihajllov.
Ai shtoi se ndaj të gjithë personave të përfshirë në këto veprimtari të paligjshme do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore dhe do të ngrihen kallëzime përkatëse.
“Nuk ekziston kohë apo vend në territorin e Maqedonisë ku hajdutët e druve apo bashkëpunëtorët e tyre do të amnistohen, pavarësisht se kush janë”, theksoi Mihajllov.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mesazhi i reisul ulemase shaqir fetahu me rastin e kurban bajramit 6a1570e0d21d0
Lajmi i mëparshëm

Mesazhi i Reisul Ulemasë, Shaqir Fetahu me rastin e Kurban Bajramit

Të fundit nga

ShkoLartë