Policia po heton deklaratat “konfuze” të shoferit në Berlin

June 9, 2022
1 minut lexim

Hetuesit janë duke tentuar që të kuptojnë deklaratat “konfuze” të dhëna nga personi që me makinën e tij shkeli një grup nxënësish në Berlin, në atë që duket të ketë qenë një akt i qëllimshëm, tha të enjten kryetarja e Berlinit.

Në incidentin e ndodhur më 8 qershor, në një prej rrugëve më të frekuentuara të kryeqendrës gjermane, Berlin, mbeti e vdekur një grua, që ishte mësuese dhe po shoqëronte një grup nxënësish. Autoritetet gjermane thanë se gjashtë persona kanë pësuar lëndime të rrezikshme për jetë dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë.

Shoferi, një 29 vjeçar gjermano-armen, që jeton në Berlin, u arrestua menjëherë pasi makina e tij u përplas në dritaret e një dyqani.

Kryetarja e Berlinit, Franziska Giffey, tha se autoritetet kishin përcaktuar se ishte një “akt i neveritshëm nga një person që kishte ngarkesë të rëndë psikologjike”.

Ajo tha për RBB Inforadio se hetuesit po punojnë për të përcaktuar kontekstin dhe nëse ndonjë gjë tjetër ka ndikuar te shoferi. Ata po ashtu “po përpiqen, me ndihmën e një ndërmjetësi gjuhësor, të mësojnë më shumë për deklaratat e tij që janë pjesërisht konfuze”, shtoi ajo.

Zyrtarja e lartë e sigurisë në Berlin, Iris Sparnger, tha se në makinën e shoferit janë gjetur disa posterë “në të cilët ai shprehte qëndrimet e tij për Turqinë”. Por, ajo shtoi se nuk ka “marrje të përgjegjësisë”.

Kryetarja e Berlinit, Giffey tha se autoritetet nuk e dinë nëse këta posterë kanë ndonjë lidhje me incidentin e së mërkurës.

Rruga ku ndodhi incidenti i 8 qershorit është shumë pranë vendit ku një makinë më 2016 kishte shkelur kalimtarët, duke vrarë 13 prej tyre. Për këtë sulm përgjegjësinë e kishte marrë grupi militant, Shteti Islamik./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apple shndërrohet në një bankë

Story i radhës

Asllani ka arritur akordin personal me Interin

Të fundit nga

ShkoLartë