policia po grumbullon informacione per vrasjen e foshnjes ne prizren ende ska te dyshuar 65b3a7b5eb890

Policia po grumbullon informacione për vrasjen e foshnjës në Prizren, ende s’ka të dyshuar

January 26, 2024
min lexim

nde nuk është identifikuar vrasësi i një foshnje të porsalindur në Prizren. Kjo foshnje ishte gjetur më 25 nëntor e vdekur, në afërsi të Parkut të Qytetit në Prizren.

Nga Prokuroria Themelore në Prizren kanë thënë se kanë autorizuar policinë për grumbullimin e informacioneve, për të ndërmarrë më pas veprime hetimore, teksa për shkak të ndjeshmërisë rastit thanë se nuk mund të ndajnë më shumë informacione. Rasti ndërkaq është cilësuar “vrasje e foshnjës së porsalindur”.

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur më 25 nëntor në Prizren. Atë ditë në afërsi të Parkut të Qytetit u gjet e vdekur një foshnje e porsalindur. Nga Policia u pat konfirmuar se rasti po trajtohet si “vrasje e foshnjës së porsalindur”, teksa më nuk u dhanë më shumë detaje.

Ditëve në vazhdim nuk doli asgjë e re lidhur me fatin e kësaj foshnje dhe për atë se kush e la atë të vdekur në afërsi të Parkut të Qytetit të Prizrenit.

Për këtë çështje, nga Prokuroria Themelore në Prizren, kanë konfirmuar se kanë autorizuar policinë që të grumbullojë informacione për të ndërmarrë më pas veprime hetimore.

“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se rasti në fjalë aktualisht ndodhet në proces hetimor përkatësisht është autorizuar policia për grumbullimin e informacioneve të nevojshme. Për shkak të konfidencialitetit të procedurës dhe ndjeshmërisë së rastit, nuk mund t’ju japim detaje të tjera”, thuhet në përgjigjen e tyre.

E detaje nuk dhanë lidhur me atë se nëse ka ndonjë të dyshuar për, siç cilësohet vepra, vrasjen e kësaj foshnje.

Ndërkaq, nga policia patën thënë se foshnja ishte gjetur nga një person, teksa me vendim të prokurorit trupi i foshnjës është dërguar për obduksion.

“Policia në Prizren ka pranuar një informatë se në afërsi të Parkut të Qytetit, nga një dëshmitar okular, gjendet një trup i pajetë që bëhet fjalë një foshnjë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës ku mjeku ka konstatuar vdekjen e foshnjës. Me këtë rast po merrren hetimet rajonale dhe po trajtohet si ‘Vrasje e foshnjës së porsalindur’, në konsultim me Prokurorin e Shtetit kështu do të fillojnë hetimet dhe po trajtohet si rast i kësaj natyre”,thuhet në njoftim.

MARKETING

RENT A CAR

fillon debati ne kuvend sot konstatohen doreheqjet e kovacevskit dhe
Story i mëparshëm

Fillon debati, në Kuvend sot konstatohen dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit

kshpk me analize per korridoret dokumentacionin do tia dorezojne prokurorise publike 65b3a7bcaf261
Story i radhës

KSHPK me analizë për korridoret / Dokumentacionin do t’ia dorëzojnë Prokurorisë publike

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

Dashi Dite mjaft e trazuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Beni kujdes mos provokoni xhelozinë e partnerit sepse gjerat do iu ndërlikohen edhe me tepër. Beqaret duhet te jene me te

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e
ShkoLartë