fillon debati ne kuvend sot konstatohen doreheqjet e kovacevskit dhe

Fillon debati, në Kuvend sot konstatohen dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit

January 26, 2024
1 minut lexim

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po mbahet seanca e 139-të në të cilën konstatohen dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Me gjithsejt 100 vota PËR, u miratua rendi i ditës, madje i njejti u votua dhe nga deputetët e opozitares maqedonase VMRO-DPMNE.

Me 64 vota PËR u pranua si pikë e rendit të ditës edhe emërimi i Jovan Mitrevskit si kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në qeverinë teknike.

Pas shkarkimit nga pozita e kryekuvendarit, Xhaferi sot pritet ta merr mandatin si Kryeministër i parë shqipar dhe të dielen pritet i njejti të emrohet në pozitën e lënë bosh nga Kovaçevski.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Vuçiq: Nesër në Shkup do të këndoj këngën ‘Gëzohu o popull serb’

policia po grumbullon informacione per vrasjen e foshnjes ne prizren ende ska te dyshuar 65b3a7b5eb890
Story i radhës

Policia po grumbullon informacione për vrasjen e foshnjës në Prizren, ende s’ka të dyshuar

Të fundit nga

ShkoLartë