Policia është vënë në kërkim të mjetit me simbole naziste në Tiranë.
Një foto e një makine me targa shqiptare dhe me simbole naziste, është postuar në një faqe interneti të huaj.
Menjëherë më pas, autoritetet e huaja kanë sinjalizuar palën shqiptare për rastin në fjalë.
Media raporton se policia ka nisur verifikimet për pronarin e mjetit.
Ndërkaq, edhe pse kjo foto është bërë në një prej zonave të Tiranës, policia ende nuk ka arritur që të lokalizojë se ku ndodhet aktualisht ky automjet.
Burimi: botasot.info


