Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për shtetasin që u gjet i pajetë në aksin Elbasan-Peqin

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e shtetasit që u gjet i pajetë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër. Policia bën me dije se viktima, që dyshohet se është aksidentuar nga një automjet, është rreth 60 vjeç dhe kishte veshur një xhup të zi, atlete të bardha dhe një kapele të zezë.

“Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, për identifikimin e një shtetasi që u gjet i pajetë në datën 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër. Ky shtetas dyshohet se ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga drejtuesi i një automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.

Në momentin që është gjetur në rrugë, viktima e aksidentit, rreth 60 vjeç, me gjatësi 178 cm, ka patur të veshur një xhup të zi, atlete të bardha dhe një kapelë të zezë. Gjithashtu, në dorë ka patur të vendosur një byzylyk me material lëkure dhe me pjesë metalike, me mbishkrimin “LV”.

Për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e këtij shtetasi, qytetarët mund të telefonojnë në numrin e telefonit 0694110219 ose të paraqiten në Komisariatin e Policisë Elbasan.Ndërkohë, po vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.”, njofton policia.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në Arabinë Saudite bëjnë gati “bunkerin” luksoz për Cristiano Ronaldon

Story i radhës

Kompania kineze pranon se përdori të dhënat e TikTok-ut për të gjurmuar gazetarët

Të fundit nga