Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve është duke kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin dhe gjetjen e një personi.
Sipas njoftimi personi kërkohet , për veprën penale “Falsifikimi i parasë” e cila ka ndodhë më 11.04.2024 në rrugën “Ëiliam Ëoker”, në Prizren.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 029 244 -740 – Stacioni Policor Prizren, e-mail adresa: [email protected]”, thuhet në njoftim.
Burimi: botasot.info