Policia jugkoreane merr përgjegjësinë për tragjedinë në festën e Halloween-it

November 1, 2022
1 minut lexim

Shefi i Policisë në Korenë Jugore, Yoon Hee-keun, e ka pranuar që zyrtarët policorë nuk kanë vepruar në mënyrë adekuate në incidentin e 29 tetorit, në të cilin si pasojë e shtypjes kanë vdekur qindra persona.

Kjo ka qenë hera e parë që zyrtarët e kanë pranuar se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të parandaluar incidentin, që ka lënë të vdekur 155 persona dhe të plagosur 152 të tjerë.

Sipas Yoon, përgjigja e Policisë ka qenë “zhgënjyese” dhe se ai ka ndjerë “përgjegjësi të pakufishme për sigurinë publike” lidhur me atë që ka ndodhur dhe është zotuar për hetim të plotë.

Incidenti ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës pasi një numër i madh njerëzish janë mbledhur në një lagje të Seulit për të festuar Natën e Shtrigave (Halloween).

Kjo ka qenë hera e parë që kjo festë është shënuar pa kufizime kundër koronavirusit.

Yoon ka thënë se Policia ka pranuar disa thirrje para se të ndodhte aksidenti, me paralajmërimet se situata është serioze, mirëpo reagimi ka munguar.

Ai i ka bërë këto komente teksa po rritet kërkesa e publikut për llogaridhënie./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA kërkon shtyrje të plotë të afatit për targat

Story i radhës

Champions League/ Raundi i fundit, ky është grupi ku të gjitha skuadrat mund të kalojnë

Të fundit nga

ShkoLartë