policia indiane shperndan me topa uji protestuesit para zyrave te meta s 6b0ae11938282

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

November 28, 2026
1 minut lexim

Policia në shtetin Haryana, në veri të Indisë, ka përdorur topa uji për të shpërndarë aktivistët e partisë kryesore opozitare, Kongresit, të cilët po protestonin para zyrave të kompanisë Meta.

Protesta u organizua pas akuzave se kompania që zotëron Facebook-un dhe Instagram-in po censuron zërat e opozitës dhe po kufizon përmbajtjet në interes të partisë në pushtet.

Sipas Reuters, aktivistët e forumit rinor të Kongresit kanë zhvilluar protesta të mëdha para zyrave të Meta-s, duke e akuzuar kompaninë për favorizim politik. Kjo çështje është shndërruar në një nga sfidat më të mëdha të Meta-s në Indi, tregu i saj më i madh për nga numri i përdoruesve.

Nga ana tjetër, Meta ka deklaruar se kufizimet e përmbajtjeve në Indi bëhen në përputhje me ligjet vendore. Kompania nuk ka komentuar publikisht protestat, por sipas burimeve të njohura me çështjen, në një takim me dyer të mbyllura me përfaqësuesit e Kongresit ka theksuar se mban qëndrim neutral ndaj të gjitha partive politike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tensione ne proteste nje protestues perfundon ne spital 6b0ae0dde5c28
Lajmi i mëparshëm

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

dave keuning i the killers rrefen goditjen ne tru mjeket i dhane vetem 40 shanse mbijetese 6b0ae16fc1d6a
Lajmi i radhës

Dave Keuning i The Killers rrëfen goditjen në tru: mjekët i dhanë vetëm 40% shanse mbijetese

Të fundit nga

ShkoLartë