Sot në mëngjes, 90 oficerë policie kontrolluan katër ndërtesa banimi dhe biznesi në Dortmund si pjesë e një aksioni kundër hajdutëve profesionistë të veturave ndërsa tre persona nga Bosnja-Hercegovina janë arrestuar nën dyshimin për vjedhjen e automjeteve me vlerë mbi 1.5 milion euro.
Përveç policëve gjermanë, në operacion morën pjesë edhe anëtarë të Ministrisë së Brendshme të Kantonit të Sarajevës dhe anëtarë të Zyrës Federale të Policisë së Austrisë kundër Krimit dhe EUROPOL.
Ky rrjet kriminal përbëhej nga shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët banonin ilegalisht në Gjermani dhe kryenin krime në provincat e Saksonisë së Poshtme, North Rhine-Westfalia dhe Hessen.
Ata dyshohet se gjatë natës kanë thyer objektet e banimit për të vjedhur çelësat e automjeteve të shtrenjta si Mercedes, Volkswagen dhe Audi dhe më pas i kanë vjedhur. Vlera totale e automjeteve të vjedhura kalon 1.5 milion euro.
Të arrestuarve të moshës 25 deri në 61 vjeç u gjetën automjete të demontuara, pjesë veturash, para dhe një motoçikletë.
Të akuzuarit dyshohet se kanë kryer një sërë veprash penale. Thuhet se bëhet fjalë për hajdutë profesionistë të cilët “e kanë bërë punën” pa zhurmë, ndaj pronarët kanë vënë re vetëm të nesërmen se u janë vjedhur automjetet.
Hetimi u krye në kuadër të Platformës Multidisiplinare Evropiane kundër Kërcënimeve të Krimit (EMPACT), me mbështetjen e një projekti të financuar nga BE – “Luftimi i Krimit të Rënda në Ballkanin Perëndimor-IPA 2019” të kryer nga autoritetet italiane, gjermane dhe holandeze.