Tetovë, 22 Dhjetor – Policia e Tetovës pasiqë ka arrestuar një të mitur lidhur me vdekjen e 16 vjeçarit në Banjën e qytetit, në këto momente ka sjellë në stacion edhe dy të dyshuar si bashkëpunëtor të krimit.
E dyshuara kryesore për vdekjen e 16 vjeçarit është edhe një vajzë e mitur që sipas informacioneve jozyrtare dyshohet se ka qenë e fejuara e viktimës në bashkëpunim me dy persona të tjerë.
Avokati Ibraim Bajrami si mbrojtës i të dyshuares kryesore për vdekjen e të riut 16 vjeçar nga fshati Rogle komuna e Zhelinës, ka konfirmuar se si e dyshuar është një vajzë e mitur, por që sipas tij kjo çështje u takon organeve kompetente të hetojnë rastin dhe të zbardhin vdekjen tragjike të të riut.
“Për momentin mund të flas për një person e gjinisë femërore e cila është e mitur nën moshën 18 vjeçare. Çështja është në procedurë parahetimore dhe si e tillë për shkak të mbatjes sa më korrekte të rastit, është mirë që në këtë fazë të procedurës të lëm organet kompetente të bëjnë detyrën e vete”, theksoi avokati Ibraimi.
Policia dhe prokuroria ende nuk ka dalë me komunikatë zyrtare dhe se rasti po hetohet dhe se shpejti pritet të dalin me njoftim zyrtar.
Sipas informacioneve që disponon Agjencia e lajmeve Zhurnal, i riu është mbytur me gjësende të forta që fillimisht ishte sulmuar në kokë e pastaj i është ndezur vetura me qëllim të fshihen gjurmët derisa trupi i tij ishte hedhur në lumë.
Burimi: zhurnal.mk