Fitore shumë e vlefshme për prizrenasit

Bashkimi ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Vëllaznimin me rezultat 86:79 (19:18, 27:24, 19:20, 21:17), në xhiron e 15-të të Prince Caffe Superligës.

Pas një fillimi më të mirë të prizrenasve që krijuan epërsi 12:4, shpejt u rikthyen mysafirët, ku çereku i parë më pas ishte i barabartë, duke përfunduar 19:18. Në periudhën e dytë, ndodhi e kundërta ku kuqezinjtë krijuan epërsi deri në gjashtë pikë, 28:34, por Portokallezinjtë u rikthyen, duke u zhvilluar më pas lojë e barabartë, ndërsa pjesa e parë përfundon 46:42.

Edhe perioda e tretë ishte kryesisht e barabartë, ku asnjëra nuk arrinte shkëputjen e madhe, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 65:62. Kjo bëri që fituesi të vendosej në dhjetë minutat e fundit, ku prizrenasit në momentet vendimtare ishin më të mirë dhe fituan 86:79.

Më të mirët te Bashkimi ishin Fisnik Rugova me 18 pikë dhe Daniel Lekndreaj me 13 pikë e 11 kërcime, kurse te Vëllaznimi më i miri ishte ish-basketbollisti i Rahovecit, Jahi Carson me 13 pikë e shtatë asistime.

Bashkimi ka pesë fitore e dhjetë humbje, kurse Vëllaznimi është para tij me shtatë fitore e nëntë humbje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Limaj: Kurti është mashtrues e gënjeshtar – Ka rënë në kurthin e Vuçiqit

Story i radhës

Policia e Tetovës arreston edhe 2 të dyshuar për mbytjen e 16 vjeçarit te Banja e qytetit

Të fundit nga