Policia e Maqedonisë shpëtoi pesë persona në Liqenin e Ohrit, publikohen pamjet

August 21, 2023
1 minut lexim

MPB Maqedoni ka publikuar pamje të aksionit të realizuar më 19 gusht, kur shpëtoi pesë persona, të cilët humbën kontrollin mbi varkës me vela për shkak të motit të keq në Liqenin e Ohrit.

“Sot (19.08.2023), duke vepruar pas denoncimit të marrur rreth orës 19:00 në SPB Ohër se në ujërat e Liqenit të Ohrit, pronar i objektit lundrues-varkë me vela, në të cilën përveç tij kanë qenë edhe katër persona, ka humbur kontrollin për shkak motit të lig dhe për shkak të defektit në varkë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit” menjëherë kanë dalur në terren dhe rreth orës 19:25 minuta e kanë gjetur varkën me vela rreth 7000 metra nga bregu i Liqenit, në afërsi të kufirit me Republikën e Shqipërisë”.

“N.B. (55) nga Ohri, i cili e ka drejtuar varkën me vela së bashku me personat të cilët janë transportuar në të njëjtën kanë shpëtuar dhe janë transferuar në Stacionin Policor për Mbikqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit” dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, pa kurrfarë lëndimesh”, thuhet në njoftimin e MPB Maqedoni.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ngritja e temperaturës për vetëm një gradë mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor

Story i radhës

Barcelona shumë afër goditjes së radhës në merkato

Të fundit nga

ShkoLartë