Ngritja e temperaturës për vetëm një gradë mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor

Nëse ndonjëherë e keni fajësuar të nxehtit për mendimet ose konfuzionin tuaj, nuk e keni gabim.

Një studim i fundit zbulon se moti i nxehtë mund të ketë ndikim negativ në shëndetin mendor.

Studimi i publikuar në Public Library of Science Medical Journal zbulon se hapësirat pa ajër të kondicionuar të duhur gjatë valëve të të nxehtit, mund të ndikojnë negativisht në funksionet kognitive.

Rritja e temperaturës mund të shoqërohet me rritje të sjelljes vetëvrasëse dhe të rasteve të vetëvrasjes, vizitave në spital ose pranimeve për sëmundje mendore dhe sëmundje të tjera.

Gjithashtu, sipas një studimi të vitit 2018 nga ekonomisti i Stanfordit, Marshall Burke, i botuar në Nature Climate Change, një rritje e temperaturës mesatare prej vetëm 1 gradë Celsius në SHBA dhe Meksikë lidhet me rritje të numrit të vetëvrasjeve.

Studimet parashikojnë se nëse temperaturat vazhdojnë të rriten – siç parashikojnë shkencëtarët e klimës – kjo do të ketë ndikim të madh në shëndetin mendor të njerëzve në vitet në vijim.

“Duhet të fillojmë të mendojmë për ndryshimin e klimës si një krizë e shëndetit mendor. Nëse ne e shpërfillim ndryshimin e klimës si një kërcënim për shëndetin publik, kështu po heqim dorë nga roli ynë si ofrues të kujdesit shëndetësor”, ka thënë për revistën Time, Robin Cooper – profesor në Universitetin e Kalifornisë dhe president i Aleancës së Psikiatrisë Klimatike.

Story i mëparshëm

Bleron Baraliu jep një parashikim të ‘keq’ për opozitën – zbulon matjet e fundit: Ja sa është fuqia elektorale e Lëvizjes Vetëvendosje

Story i radhës

Policia e Maqedonisë shpëtoi pesë persona në Liqenin e Ohrit, publikohen pamjet

Të fundit nga