Policia e Maqedonisë kontrollon 160 lokacione për armë në gjithë territorin e vendit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot nga ora 4 deri në ora 8:00, nëpunësit policorë të Byrosë për Sisugri Publike pranë MPB-së, në koordinim me Inspektratin Shtetëror zbatuan aksion kontrollues në gjithë territorin.

Qëllimi i aksionit, siç njoftojnë nga MPB, ka qenë sanksionimi i veprave penale dhe kundërvajtjeve.

“Në kuadër të kontrollit janë vërtetuar 6 vepra penale siç janë për armë, për drogë, gjueti dhe 6 kundërvajtje tjera. Janë kontrolluar 160 lokacione në të gjithë Sektorët e Punëve të Brendshme nga ku janë arrestuar 10 persona. Gjatë këtij aksioni janë konfiskuar 18 armë dhe 111 copa municion”, sqarojnë nga policia.

Ata shtojnë se ndaj personave që kanë shkelur ligjin pas dokumentimit të rastit do të ngriten kallëzime penale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Prof. Edward P. Joseph, po nuk e ndjetë gjenocidin serb në kombin tuaj, gabimisht e vlerësoni Serbinë

Story i radhës

Nëse arrihet marrëveshje me Bullgarinë, vendi do të përballet me një sfidë të re

Të fundit nga