Policia e Kosovës parakalon në Paradën e Kombeve në Zelandë të Re

min lexim

Pesëmbëdhjetë pjesëtare të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në qytetin Auckland të Zelandës së Re, ku po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici “IWPC2023”.

Pjesëtaret e Policisë së Kosovës kanë parakaluar edhe në Paradën e Kombeve.

Ambasada e Kosovës në Zelandë të Re ka shpërndarë disa fotografi nga ky moment derisa ka shkruar “Parada e Kombeve mëngjesin e sotëm na bëri krenarë për përparimin e Policisë së Kosovës”.

Edhe ambasadorja e Kosovës në këtë shtet, Jetmira Bërdynaj-Shala ka shkruar se Policia e Kosovës është krenaria jonë.

“Nder dhe krenari t’i bashkohesha përfaqësueseve nga Policia e Kosovës në parakalimin e sotshëm në Auckland, Zelandë e Re. Policia e Kosovës ofron më shumë se siguri, është krenaria jonë!”, ka shkruar në platformën “X”, ambasadorja Bërdynaj-Shala.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sonte ju flet Ali Ahmeti nga Zjazi

Story i radhës

Ali Ahmeti vjen ndryshe sonte në ora 20:00 në TV21

Të fundit nga