Policia e Kosovës ka konfiskuar dy ton mjaltë nga Maqedonia, shoferi i furgonit në arrati 

Policia e Kosovës në kuadër të stacionit policor për mbikëqyrje të kufirit në Zhegër gjatë realizimit të detyrave ka arritur që sot rreth orës 11:30 të identifikojë dhe të parandalojë një rast të kontrabandës me mallra.

Në pjesën malore të fshatit Debellde, është hasur automjeti furgon ngjyrë e bardhë, në të cilën kishte dy mijë kilogramë mjaltë.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit kishte shfrytëzuar rrugët malore, ilegale për të kontrabanduar mjaltin nga Maqedonia Veriore për në Kosovë, transmeto lajmi.net.

“Drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar terrenin malor, ka arrit të ik, kurse automjeti dhe ngarkesa janë konfiskuar.Rasti është duke u trajtuar si ‘kontrabandë me mallra’ nga hetuesit policorë të Njësisë së Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Kufitare Lindje. Rasti do të trajtohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë, kurse automjeti dhe ngarkesa do të dorëzohen në Doganën e Kosovës.”, thuhet në njoftimin për media.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zyrtarët e SHBA dhe NATO-s luftojnë për të sjelllur një paqe mes Ukrainës dhe Rusisë

Story i radhës

Gega tregon gjendjen e Skënderbeut

Të fundit nga