Policia arreston tre shtetas të Serbisë te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

November 24, 2024
1 minut lexim

Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka hasur në një veturë të dyshimtë me targa malazeze.

Në targat e kësaj veture ishte mbishkrimi “Kosova është Serbi”, e policia pas një pune intensive ka arrestuar tre të dyshuar, që gjendeshin në automjet.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Policia ka hasur në një parking një veturë me targa të Malit të Zi, ku në to ishte e shënuar ‘Kosova është Serbi’. Policia ka arritur te identifikojë të dyshuarit dhe pas një pune intensive i ka arrestuar tre persona, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi.

Rasti është duke u hetuar dhe po cilësohet si “nxitje te urrejtjes”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shteti do të shpenzojë më shumë para për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër

Story i radhës

​Shënon rënie njohja e gjuhës angleze në botë, ja ku renditet Shqipëria

Të fundit nga

Salah e thyen rekordin e madh në Premierligë

Liverpooli po shkon sigurt drejt titullit të kampionit në Premierligë. Të kuqtë nga Merseyside mposhtën 3:1 në “Boxing Day” Leicesterin, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez. E
ShkoLartë