Policia amerikane në ndjekje të të dyshuarit për të shtëna masive në Cleveland

July 10, 2023
1 minut lexim

Policia amerikane është në ndjekje të një të dyshuari që qëlloi dhe plagosi nëntë persona gjatë të shtënave masive të dielën në një klub nate në qendër të qytetit Cleveland, Ohio, transmeton Anadolu.

“Nuk ka të vrarë nga të shtënat”, tha shefi i policisë së Clevelandit, Wayne Drummond.

Një person i armatosur i paidentifikuar, i cili është ende në arrati, hapi zjarr ndaj një turme njerëzish në pjesën qendrore të Clevelandit.

Policia po vëzhgon gjurmët dhe vazhdon ndjekjen e të dyshuarit, i cili në raportin policor cilësohet si “njëri me ngjyrë i veshur me rroba të zeza”.

Të shtënat masive në SHBA arritën një rekord në gjysmën e parë të këtij viti, me më shumë se 330 raste të regjistruara, sipas të dhënave të përpiluara nga Arkivi i Dhunës me Armë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lloga thotë se Merko duhet të dëshmojë pafajësinë “si qytetar i lirë”, jo si funksionar

Story i radhës

Polonia arreston një tjetër spiun të dyshuar rus

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 8 janar

Përurohet objekti i shkollës “Halil Alidema”. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. (Pozheran i Vitisë, ora 10:00) Përurohet çerdhja e fshatit në objektin e adaptuar nga shkolla.

Jashari asiston, Club Brugge kualifikohet

Skuadra e njohur Club Brugge është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Belgjikës.  Club Brugge e ka mposhtur me rezultat 3:0 Leuven-in.  Futbollisti Ardon Jashari u paraqit titullar.  Jashari ka asistuar në
ShkoLartë