Lloga thotë se Merko duhet të dëshmojë pafajësinë “si qytetar i lirë”, jo si funksionar

Më e pakta që mund të bëjë, është të dëshmojë nga pozita e qytetarit të lirë, kështu vlerëson ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga se kryetari i Strugës, Ramiz Merko i shpallur “persona non grata”, duhet të mos bartë funksione shtetërore.

Lloga në “SummerClick” në TV21 tha se pezullimi i aktiviteteve në parti, nuk do të thonë asgjë.

“Unë mendoj se edhe zotëri Merko dhe gjithë ata të cilët do të gjinden në këtë listë, është mirë të reflektojnë dhe të marrin pasojat politike dhe institucionale mbi vete dhe më e pakta që do duhet të bënte, ishte të dëshmonin se janë të pafajshëm nga pozita e qytetarit të lirë”, tha Lloga.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Ministri i Jashtëm turk Fidan diskuton zgjerimin e NATO-s me homologun amerikan Blinken

Story i radhës

Policia amerikane në ndjekje të të dyshuarit për të shtëna masive në Cleveland

Të fundit nga