Pol Pogba fillon të shohë një fije drite në fund të tunelit.
Sigurisht që ende do të duhet maturi dhe shumë durim, por indikacionet që të gjithë prisnin kanë mbërritur që në stërvitjen ndaj Alesandrias.
Francezi ka punuar që nga 3 korriku për t’u vënë në dispozicion të Juventusit, pas një sezoni që edhe për shkak të përgjegjësisë së tij në menaxhimin e dëmtimit të meniskut, e ka detyruar të luajë vetëm 1602 minuta.
Në letër, mesfushori do të ishte pika e referencës për Alegrin, por në fakt është ende faktori i panjohur i skuadrës.
Në skuadrën e Max Allegrit, në fakt, ai mbetet ende faktori kryesor i panjohur.
RIKTHIMI – Nëse jo në Udine, në javën e parë të kampionatit, Pogba mund të jetë gati kundër Bolonjës për ndeshjen e parë në Torino. Vendimi do të merret në këto ditë dhe do të vijë pas një sërë vlerësimesh që Alegri dhe bashkëpunëtorët e tij do të bëjnë së bashku me stafin përgatitor që e ka ndjekur francezin që nga rikthimi i tij.
Prej disa ditësh, lojtari është përballur me ngarkesa të rëndësishme pune, në mënyrë që të fillojë të përshtatet me ritmin e shokëve të tij: dhe deri tani ka konfirmuar se po i përballon si duhet.
Së shpejti pritet të shohim Pogbanë në pankinë, por edhe pse nuk siguron shumë minuta, prania e tij do të jetë e rëndësishme për ekipin.
Alegri foli për një aktivizim 15-20 minuta në fillim të kampionatit si hipotezën më të mirë, por duke qenë se po i përgjigjet mirë programit të rikuperimit, duket se dalëngadalë mund të integrohet më mirë në skuadër.
Një kampion si Pogba në dispozicion do të thotë për Juven të bëjë një kapërcim në cilësi dhe të kompensojë edhe mungesën e tij sezonin e shkuar.
Me rikuperimin e plotë nuk përjashtohet që nga Arabia të rikthehet sërish në sulm për të, por deri atëherë te Juventusi po mendojnë vetëm për ta pasur gati.