Maleski: Kujdes me shqiptarët, na pritën çerek shekulli në mosmarrëveshjet me Greqinë…

min lexim

“Këto ditë si maqedonas ankohemi se përfaqësuesit shqiptarë në qeveri nuk janë mjaft të ndjeshëm ndaj traumave tona identitare ndaj Bullgarisë, duke harruar faktin që ata na pritën me durim çerek shekulli në mosmarrëveshjen me Greqinë”.

Këtë e shkruan në një kolumnë në Fokus, profesori dhe shefi i parë i diplomacisë së Maqedonisë pas pavarësisë, Denko Maleski, përcjell INA.

“Ne ishim me fat që bashkatdhetarët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë, të zënë me problemet e tyre, nuk lëvizën drejt BE-së më shpejt se ne. Kosova do të mbetet mbrapa derisa të zgjidhet mosmarrëveshja me Serbinë, por Shqipëria ka ecur përpara. Politikanët maqedonas dhe shqiptarë në shtetin tonë të përbashkët duhet të mendojnë për efektet që kjo do të ketë në Maqedoni. Lëvizja e përshpejtuar e Shqipërisë drejt BE-së dhe qëndrimi në vend të vendit tonë është një recetë që mund të sjell telashe. Shembulli i suksesshëm i shndërrimit të shoqërisë shqiptare në një demokraci të begatë në anën tjetër të kufirit të hapur, në mungesë të një rritjeje të tillë në vendin tonë, mund të jetë një rast për radikalizimin e popullsisë shqiptare.

Nuk e di se si është situata sot, por në një libër të një profesori norvegjez të pesëmbëdhjetë viteve më parë, në një anketë të bërë me shqiptarët e Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë, kur u pyetën nëse jeni pro bashkimit me Shqipërinë, përqindja më e lartë e atyre “për” ka qenë në Maqedoni”, ka shkruar Maleski.

Ai ka qenë Ministri i parë i Punëve të Jashtme pas shkëputjes së Maqedonisë nga Jugosllavia, si dhe Përfaqsues i parë i Maqedonisë në OKB në vitët `93-`97.

Më tej, ai njihet si Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin ‘Shën Cirili dhe Metodi’ në Shkup, si dhe Profesor me status vizitori në ‘Ohajo 90/91’. Në Universitetin ‘Priston’ ka qëndruar për studime në qendrën studimore “ Widrou Wilson”.

Emri i tij është përfolur se ka një lidhje origjine si shqiptar ortodoks, por Malevski në një intervistë të tij i pyetur se cilat janë marrëdhëniet me shqiptarët ai ka pohuar: Asnjëherë në familjen time nuk është dëgjuar asnjë fjalë e keqe për shqiptarët. Përkundrazi, nga kurbeti i gjyshit tim Kërste si bukëpjekës në Shkodër – ku im atë ka mësuar gjuhën shqipe nëpërmjet të folmes së tim eti – në Manastir me rastin të hapjes së Muzeut të Alfabetit Shqip, e deri të zëri i bukur radiofonik i tezes sime Parashqevi Maleska – spikerës së parë në gjuhën shqipe te Radio – Shkupi – e rrëfimi i brigadave të përziera partizane maqedono-kosovare, gjithçka ishte në frymën e marrëveshjes dhe mirëkuptimit .

Story i mëparshëm

Pogba synon Bolognan

Story i radhës

Përdhunuan në grup një vajzë, shtatë të arrestuar në Palermo

Të fundit nga