Rikthimi i Paul Pogbas te Juventusi duket se tani është në dyshim për të ndodhur.
Mesfushori francez është larguar nga Manchester Unitedi dhe do të mund të nënshkruajë me klubin e ardhshëm si lojtar i lirë.
Për Pogban deri më tani raportohej se është afër rikthimit te Juventusi, por tani thuhet se ai ende nuk ka vendosur përfundimisht.
Sipas “RMC Sport”, 29-vjeçari është duke pritur për të mësuar rreth të ardhmes së Zinedine Zidane, para se të marrë një vendim përfundimtar.
Për Zidane së fundmi u raportua se është afër arritjes marrëveshjes me Paris Saint-Germainin.
Klubi francez është i lidhur edhe me një nënshkrim me Pogban dhe ardhja e ish-trajnerit të Real Madridit në “Parc des Princes”, mund t’ia ndërrojë mendjen edhe Pogbas