Po vjen vaji| Serbia sot bën dërgesën e parë për në Maqedoninë e Veriut

April 18, 2022
1 minut lexim

“Sot duhet të fillojë organizimi për ngarkimin dhe dërgesën e vajit serb në vend”, informojnë për MIA nga ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Serbia të premten mori vendim për eksport të vajit për ushqim në Maqedoninë e Veriut. Siç kumtoi atëherë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, bëhet fjalë për dy milionë litra vaj.

Sipas tij, këto sasi janë për nevojat për një muaj, por nëse vlerësohet se ka nevojë, është e mundur të realizohet import shtesë.

“Është e mundur nëse ka nevojë të merret vendim për import të sasive shtesë. Gjendja po ndiqet, ndërsa komunikimi me autoritetet serbe është i vazhdueshëm”, tha ministri.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse po neglizhohet njohja e Kosovës nga Vatikani

Story i radhës

Shi e temperatura të ulta, ky është moti për ditët në vazhdim

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë