Një luan vrumbullues që kërkon hakmarrje pas një periudhe të vështirë dhe një mesazh i shkurtër: “Po vij…”. Paul Pogba ka postuar këtë foto në rrjetet sociale.
Tifozët e Juventusit po presin me padurim paraqitjen e Pogba në fushë.
Pas rikthimit në klub në verë, Paul ende nuk ka marrë pjesë në asnjë ndeshje zyrtare.
Mesfushori u detyrua të humbasë edhe Botërorin e Katarit, por tani dëshiron të dëshmojë se është ende një lojtar i kalibrit më të lartë.