po transportonte arme zjarri per shitje ne tirane arrestohet 26 vjecari ne kthesen e kamzes 6a8ed331a1085

Po transportonte armë zjarri për shitje në Tiranë, arrestohet 26-vjeçari në Kthesën e Kamzës

August 26, 2026
1 minut lexim

Një 26-vjeçar është arrestuar në Kthesën e Kamzës pasi dyshohet se po transportonte armë zjarri për shitje në Tiranë.

Sipas uniformave blu, i riu lëvizte nga Kruja drejt kryeqytetit për të shitur një pistoletë.

Për pasojë u sekuestrua arma, automjeti me të cilin lëvizte i arrestuari dhe celulari i tij.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që po levizte drejt Tiranës, me armë zjarri, në automjet, finalizuan operacionin e koduar “Price”, gjatë të cilit u arrestua te vendi i quajtur “Kthesa e Kamzës”, shtetasi N. D., 26 vjeç, banues në Krujë.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte 26-vjeçari u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) që dyshohet se ishte siguruar dhe po transportohej me qëllim shitjen në Tiranë.

Vijon hetimi për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast kriminal, si dhe për dokumentimin ligjor të të gjitha rrethanave të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ish deputeti berisha sqaron fotografine me fatmir shehollin 6a8ed2b7b571f
Lajmi i mëparshëm

Ish-deputeti Berisha sqaron fotografinë me Fatmir Shehollin

financial times si i shfrytezuan kater bankiere ruse sanksionet e be se dhe fituan deri ne 9 milione euro 6a8ed39096060
Lajmi i radhës

Financial Times: Si i shfrytëzuan katër bankierë rusë sanksionet e BE-së dhe fituan deri në 9 milionë euro

Të fundit nga

ShkoLartë