Po sikur tamponi të ngecë? Si ta nxjerr jashtë pa dhimbje?

min lexim

Ne besojmë se për shumicën, kur bëhet fjalë për përdorimin e tamponit, shqetësimi i parë është – po sikur tamponi të ngecë brenda vagjinës?

Tingëllon shumë shqetësuese, por si rregull kjo situatë tingëllon më e frikshme se sa është në të vërtetë!

Ndonjëherë tamponët mund të jenë kaq të dhimbshëm për t’u hequr sa vetëm mendimi ju vë në panik. Veçanërisht kjo ndodh kur tamponi është i thatë dhe ti e di që do të ngecë diku, duke e vështirësuar kështu edhe më procesin.

Ndodh që tamponët t’i ndjeni si të “ngecur” më shpesh për shkak të mungesës së lubrifikimit- që do të thotë se nuk kanë thithur mjaftueshëm hemorragji.

Ndjesia e sikletshme ndodh kur përpiqeni ta hiqni më shpejt nga ç’duhet, (ekspertët rekomandojnë ta ndërroni nga 4-8 orë) ose kur jeni në fund të periodave tuaja dhe nuk keni më hemorragji.

Si mund ta bëjmë më pak të sikletshëm heqjen e tij? Sipas gjinekologëve, ndiqni udhëzimet në vijim.

1. Vendosni pak sapun pa aromë në duar.

2. Lubrifikoni pak gishtat me pak lubrifikues me bazë uji.

3. Mos harroni që kur të uleni në tualet mbajini këmbët e hapura në gjerësinë e shpatullave (pozicioni galiç).

4. Merrni disa frymë thellë për të ndihmuar në relaksimin e muskujve të mitrës.

5. Kërkoni për fijen e tamponit. Pasi të keni rrethuar gishtin me fijen e tij, filloni ta nxirrni butësisht jashtë.

Nëse ndjeni që keni nevojë për më shumë hapësirë ose një kënd më të mirë, ekspertët sugjerojnë të lëvizni nga tualeti në dush.

Në dush, nuk do të keni asnjë ndërhyrje dhe mund të përdorni edhe një pasqyrë për të pasur një pamje më të mirë; përsëritni të njëjtat hapa të saktë në të njëjtin pozicion.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusët pësojnë humbje në ofensivën e përtërirë kundër Slovianskut, thotë ushtria ukrainase

Story i radhës

LIVE: Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë në Ukrainë artileri raketore me rreze të gjatë, pavarësisht kërcënimeve ruse

Të fundit nga