Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur gjatë ditës që lamë pas. Një 23-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se derisa ka qenë duke e pastruar bodrumin e shtëpisë së tij, ka gjetur eshtra të vjetra, transmeton TV21.
“Më datë 24.07.2023 në ora 20.00 në SPB Shkup, Xh.F.(23) nga Shkupi ka denoncuar se gjatë pastrimit të bodrumit të shtëpisë në rajonin e Radishanit ka gjetur eshtra dhe me shumë gjasë bëhet fjalë për eshtra të vjetra. Nëpunësit policorë kanë kryer kontroll, ndërkaq me urdhër të prokurorit publik eshtrat janë dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore për procedurë të mëtutjeshme”, qëndron në njoftimin e MPB-së.
Burimi: TV21