Po festonin në lokal, çfarë ndodhi mbrëmë pas vrasjes së policit në Zllatar?

February 19, 2022
min lexim

Një polic 24 vjeçar është vrarë aksidentalisht nga kolegu i tij në kryeqytetin e Kosovës.

Lirim Haxholli ka qenë duke festuar me 15 kolegë të tij në një lokal, jashtë detyrës zyrtare, kur salla operative është njoftuar për të shtëna me armë në Zllatar të Prishtinës.

Inspektorati Policor i Kosovës me anë të një komunikate për media ka bërë se në ndejën ku ka ndodhur rasti tragjik, kanë qenë prezent edhe 15 policë tjerë, nga të cilët një është arrestuar për vrasje, pesë janë arrestuar për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”, dhe nëntë të tjerë që kanë qenë pjesëmarrës janë pezulluar.

Njoftimi i plotë i IPK-së:

Sot pas mesnatës Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar një informacion  përmes “Linjës së kaltër” nga Policia e Kosovës se ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri në fshatin Zllatar të Prishtinës ku ishte plagosur një person.

Hetuesit e IPK-së menjëherë i janë përgjigjur thirrjes kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar. Personi i plagosur në këtë rast (zyrtar policor) ishte dërguar për trajtim mjekësor dhe pavarësisht përpjekje të mjekëve i  njëjti fatkeqësisht ka vdekur si pasojë e lëndimeve.

Bazuar në hetimet preliminare fillestare dyshohet se rasti ka ndodhur në një ndejë private ku morën pjesë 15 zyrtarë policorë që të gjithë jashtë detyrës zyrtare.

Personi i dyshuar në këtë rast – (zyrtar policor) është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të vrasje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

Me dyshimin se kanë kryer veprën penale të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga Inspektorati Policor janë arrestuar edhe 5 zyrtarë tjerë policorë (që ishin prezent në ndejë) kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe të njëjtit janë suspenduar.

IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit edhe për 9 zyrtarët tjerë policorë që ishin prezent në këtë rast.

Hetuesit e IPK-së së bashku me njësitin e forenzikës dhe njësinë rajonale të hetimeve  janë akoma duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes në vendin ku ka ndodhur incidenti në konsultim edhe me prokurorin kujdestar që është prezent aty.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë incident do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës. /albeu.com/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Beniada nuk harron përshëndetjet, zbulon ku e kaloi natën pas finales së Big Brother VIP

Story i radhës

Aguero në stafin e kombëtares së Argjentinës në Botërorin e Katarit?

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë