Plori: Dy javë do të jenë shumë të rëndësishme

April 8, 2022
min lexim

Trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Laçit. Tekniku i kuqebluve theksoi se këto dy javë do të jenë shumë të rëndësishme për të gjithë klubin, ndërsa shtoi se ana psikologjike ndikon pasi ekipi shkodran ishte ndërtuar për të dalë kampion.

“Këto dy javë janë shumë të rëndësishme për të gjithë klubin dhe besoj se do të rikthehemi te fitoret. Lojtarët e kanë vlerësuar stërvitjen shumë. Nuk është hera e parë që shënojmë gol dhe më pas e pësojmë. Kemi bërë një analizë pas kësaj ndeshje dhe shpresoj që këto situata të mos përsëriten më.

Si trajner mund të them që skuadra në minutat e fundit nuk kishte fuqi. Me programin e GPS, lojtarët kanë pasur luhatje dhe nuk kam bërë shumë ndryshime në formacion. Ana psikologjike ka ndikuar pasi skuadra është ndërtuar për të dalë kampion dhe mungesa e rezultateve ka ndikuar”.

Presioni? “Si trajner jam gjithmonë nën presion, por e them me shpirt që në Shkodër kam ardhur për të bërë më të mirën për këtë skuadër, pasi këtu jam në shtëpinë time. Këtu ka gjithmonë presion, por unë dua të dalë faqebardhë pasi jam shkodran dhe kur nuk fitojmë mezi i dalë përpara njerëzve të shtëpisë. Jam trajner që mundohem të bëj gjithmonë maksimumin”.

Laçi? “E kemi analizuar, është një skuadër agresivë dhe dalin shpejtë në kundërsulme. Janë të fortë, por shpresoj që nesër të jetë dita jonë dhe jo e atyre. Ndryshimi i trajnerit te Laçi? Nuk e di, por them që janë të dy trajnerët me eksperiencë dhe dinë si t’i zgjidhin problemet e skuadrës”.

Ndryshimet? “Nuk jam partizan i ndryshimeve të mëdha. Do të kemi ndonjë ndryshim të vogël, por edhe ata që janë futur nga stoli nuk kanë bërë shumë ndryshime. Lojtarët duhet të angazhohen pak më tepër që të mos na ndodhi ajo që ndodhi me Kastriotin. Jemi munduar të takohemi me lojtarët edhe në veçanti në mënyrë që të jenë mirë nga ana psikologjike. Gurishta është në dyshim për të luajtur titullar, është stërvitur vetëm sot dhe do të jetë me skuadrën”.

Sistemi VAR? “Është diskutar, por në aspektin tjetër kemi goditur edhe këtë pjesë që ne të mos marrim kartona gjatë ndeshjeve”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi uron komunitetin rom me rastin e Ditës Ndërkombëtare – 8 Prillit

Story i radhës

Fuqitë e fshehura të shenjës së Virgjëreshës, sipas një astrologu

Të fundit nga

ShkoLartë