Elvis Plori drejtoi sot Vllazninë në stol, pasi Thomas Brdaric ishte i pezulluar. Zv trajneri i ekipit shkodran foli pas barazimit 2-2 në Korçë në “Gol pas Goli”, ku ndër të tjera tha:
“Ishte një ndeshje e fortë, e luftuar. Nuk e filluam mirë, kishim pak probleme në rreshtim. Sikur u bllokuam, por më pas u qartësuam taktikisht dhe përmbysëm rezultatin. Kishim mundësi edhe për golin e tretë, por loja pati episodet e veta.
Penalltia dhe kartoni i kuq? Nuk dua të merrem me arbitrat, u bë e neveritshme kjo pjesë. Distancohemi me kreun, por duhet të punojmë si profesionistë. Kemi bërë ndeshje shumë të mira deri tani, kemi merituar më tepër, por futbolli ta kthen disi atë që ke bërë. Të vazhdojmë përpara si profesionistë.
Gabimet e lojtarëve? Da Silva është lojtar mjaft i mirë në fazën ofensive, por ky nuk është gabimi i tij i parë. Kemi punuar në lidhje me gabimet, por nuk e kemi rikuperuar këtë problem. Do marrim masa, por zëvendësimi i menjëhershëm i lojtarit pas gabimit nuk është zgjidhje.
Loja? E kishim gjithçka nën kontroll. Barazimi nuk ishte pjesë e presionit, ishte një rast që ndodhi sot, por nuk e di, ishte diçka e veçantë… Sivjet ka ndikuar shumë arbitrimi te ne, edhe lojtarët prandaj u nervozuan.
Duhet t’i qetësojmë, është detyra e ne stafit, por është e vështirë, e them me shpirt, edhe trajneri Brdaric ka marrë kartonë”, përfundoi zv trajneri i ekipit shkodran.