Pllana beson se me Prishtinën do të dalin ballëlart nga Gjilani

April 26, 2022
1 minut lexim

FC Prishtina ndeshjen e radhës në BKT Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj SC Gjilanit.

Kjo sfidë i takon xhiros së 31-të dhe zhvillohet të mërkurën në fushën me bari sintetik të këtij qyteti, me fillim nga ora 15:00.

Prishtina në takim vjen pasa barazimit të arritur në xhiron e kaluar ndaj Drenicës me rezultat 1:1, ndërkohë që Gjilani në ndeshjen e fundit pësoi nga Dukagjini në Klinë me shifrat 2:0.

Prishtina dhe Gjilani në këtë edicion janë përballur tre herë në garat për elitë ku janë arritur tre barazime: Prishtina – Gjilani 1:1, Gjilani – Prishtina 1:1 dhe Prishtina – Gjilani 2:2, janë rezultatet që janë regjistruar në përballjet direkt në këtë kampionat.

Për duelin ndaj Gjilanit për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina ka folur mbrojtësi Bujar Pllana.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme për Prishtinën andaj do të angazhohemi maksimalisht për të arritur fitore në këtë takim. Gjilani e ka një skuadër shumë të mirë dhe kompakte dhe ne duhet të jemi shumë të koncentruar gjatë gjithë ndeshjes në mënyrë që t’i arrijmë objektivat.

Prishtina gjithmonë “lufton” për titull dhe trofe, mirëpo për fat të keq në këtë edicion nuk na ka ecur mirë. Gjithsesi, në ndeshjet e mbetura duhet që ta japin më të mirën në mënyrë që të përfundojmë sa më lart në tabelë“, – tha Pllana.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Greva vazhdon, kryesia e SASHK-ut refuzon ofertën e Qeverisë

Story i radhës

5 mënyra të thjeshta për t’u dukur më e re

Të fundit nga

Gati 3 km kolonë në “Bllacë”

17 Shkup, 25 dhjetor – Ka shkuar në gati tre kilometra kolona e veturave në pikën kufitare “Bllacë”. Nga pamjet e siguruara, pasditen e sotme kolona e automjeteve në dalje të Maqedonisë
ShkoLartë