Plani rus për të pushtuar Evropën dhe Ballkanin nëprërmjet Serbisë, Kosova caku kryesor

March 4, 2022
min lexim

Nuk është tashmë sekret synimi Rusisë për pushtimin e Evropës, e Ballkanit në veçanti nëpërmjet Serbisë. Po ashtu, e njohur është edhe Doktrina e “shenjt serbe” për asgjësimin dhe dëbimin e elementit shqiptar nga trojet etnike të tyre daton që nga lashtësia, që nga momenti i infiltrimit të popullit sllav në këto anë, në shek. XII për të vazhduar deri në ditët tona.

Në këtë kuptim, plani serbo-rus synon shtrirjen në dëm të interesave të shqiptarëve duke u zgjeruar. Kështu plani sero-rus synonte ndarjen e Bosnjës, për këtë kishin përzgjedhur në krye të saj njeriun e tyre. Millorad Dodik, lideri i serbëve të Bosnjës, ishte dhe ende është i gatshëm, t’i shkojë deri në fund këtij plani. Në emër të ekspansionit serb në Ballkan, për krijimin e Serbisë së madhe, pavarësisht sa krime lufte dhe gjenocid kanë kryer në Bosnje, Kroaci dhe në Kosovë, duan ta lajnë edhe njëherë në gjak Ballkanin.

Kësaj here mendojnë se janë në pozitë më të mirë se Millosheviçi, i cili atë kohë llogariste në Rusinë e dobët, kur ajo drejtohej nga Boris Jellcini. Sot, Vuçiqi, Daçiqi, Dodikut dhe të tjerët llogarisin në fuqinë e Putinit, dhe gatishmërinë kineze për më shumë mbështetje ndaj Serbisë në përplasje me perëndimin. Duket se Serbia ka hyrë në lojërat ruse dhe kineze, pa llogaritur se ato mund ta përdorin për t’i krijuar vatër krize Perëndimit, brenda unitetit të tij. Në këtë linjë Ruysia ka nisur luftën me Ukrainën për zgjerimin e saj, me synimet që pas saj të zgjerohet edhe më shumë për të kaluar pastaj edhe në vendet tjera.

Duket se hienat politike, të korruptuara dhe kriminale, i bashkon Lindja, Rusia, orienti, që ushqen dejtë për të kryer krime edhe në shekullin se 21-të, duke projektuar viktima, dhunë dhe gjak. Derisa Rusia synon vendet rreth saj, në anën tjetër edhe plani serb-rus për ndarjen e Kosovës dhe daljen e Serbisë në det ka të bëj me “Open Ballkanin”. Prandaj u enklavizuan dhe synojnë ta ndajnë Mitrovicën e Veriut nga Kosova, gjegjësisht Serbia e dëshiron Trepçën dhe liqenin e Ujmanit.

Caku kryesor është Kosova, pushtimi apo ndarja e Kosovës do i siguronte Serbisë rritje të fuqisë së saj, zgjerim dhe dominim përmes projektit anti shqiptar “Open Ballkan” me synime për ndaljen në det të Serbisë, pushtimin përmes këtyre kanale të Rusië, me pak fjalë marrje e kësaj pjese të Ballkanit nga ana e Rusisë, duke kufizuar në masë të madhe ndikimin amerikan.

Nisja e luftës në Ukrainë është vetëm hapi i parë konkret, derisa në Ballkan po synohet që kjo të arrihet me marrëveshje përmes kamuflimit përmes projektit fashist “Open Ballkan:, në rast se kjo nuk funksionon atëherë do të ketë edhe luftë. Kështu që, shqiptaret e Kosovës dhe jo vetëm, por edhe ne Shqipëri dhe kudo, të armatosen dhe të jenë të gatshëm për të gjitha situatat e mundshëm. Të parët na kanë mësuar ”serbit nuk i besohet”, andaj pavarësisht pranisë së KFOR-it, të kemi ushtri të fortë e cila do të jetë në gjendje të mbrojë popullin dhe vendin tonë.

Rusia dhe Serbia janë armiqtë tanë, ata gjithnjë kanë qenë të tillë dhe qëllimet e tyre ekspsansioniste ndaj shqiptarëve nuk i kanë fshehur kurrë. Edhe SHBA të tregojë forcë dhe vendosmëri, mos të gënjehet se Rusia vetëm me Ukrainën do ndalet, qëllimet dhe synimet e saja janë të mëdha, duke përfshirë edhe Kosovën e pushtuar apo të ndarë, për të zgjeruar Serbinë e madhe.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Takim konsultues i AZGj-së me drejtorin e Parkut Nacional “Mali Sharr”

Story i radhës

Putin: Kërkesat e Rusisë duhet të plotësohen në bisedimet e paqes

Të fundit nga

ShkoLartë