Planet politike të Rusisë në Ukrainë kanë dështuar

May 14, 2022
1 minut lexim

Fakti që Rusia ka arritur të imponojë një udhëheqje pro-ruse vetëm në një qytet ukrainas – Kherson – nënvizon dështimin e pushtimit rus për të bërë përparim në drejtim të objektivave të saj politike në Ukrainë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Në përditësimin e tij të fundit, ai thotë se administrata ushtarako-civile e imponuar nga Rusia në Kherson ka njoftuar se do të kërkojë që rajoni të përfshihet në Rusi përmes mbajtjes së një referendumi.

Ai thotë se nëse një referendum i tillë kryhet, Rusia “pothuajse me siguri do të manipulojë rezultatet për të treguar një shumicë të qartë në favor të largimit nga Ukraina”.

Megjithatë, fakti që Rusia ia ka dalë të imponojë vetëm një udhëheqje lokale pro-ruse në një qytet ukrainas, shton ajo, nënvizon dështimet e planit të saj fillestar për të vendosur “shumicën e rajoneve të Ukrainës nën autoritetin afatgjatë pro-rus”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Flaka ju daltë” reagon ashpër Gold Ag për komunitetin LGBTI

Story i radhës

Abazoviç: Sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik dy prioritetet e qeverisë

Të fundit nga

ShkoLartë