Plagosje me thikë në veri, Sveçla thotë se autori është pjesë e strukturave paralele serbe

March 2, 2023
1 minut lexim

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e 2 marsit në Mitrovicën e Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe – ku dy qytetarë të nacionalitetit serbë kanë mbetur të plagosur, dhe të dy ndodhen në Qendrën Spitalore në veri, njëri në gjendje më të rëndë.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti. Ai tha se dorasi ka ikur, por që sipas tij, PK-ja ka informacione për të dhe tashmë është në proces të kërkimit të tij.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili shkroi në rrjetin social Facebook se për këtë është njoftuar nga Policia, tha se “njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti, i nacionalitetit serb, është pjestar i strukturave paralele kriminale të Serbisë”.

“Njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë”, shkroi ai./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përplasen ashpër Ndreca me Zaloshnjën: Vetëm pedagog s’të them dot, studentëve të tu duhet t’u vijë turp prej teje

Story i radhës

Haki Abazi shpallë “pavarësinë” nga Kurti: Tani e tutje deputet i pavarur

Të fundit nga

Mexhiti: BDI është e kapur dhe e mbaruar

Zv.kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij në Kuvend në përgjigje të interpelancës së parashtruar nga BDI, deklaroi se kjo parti është duke manifestuar një retorikë arrogante dhe

Lushaku-Sadriu fton diasporën të votojë

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë thirrje ndaj diasporës që të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. Lushaku-Sadriu ka
ShkoLartë