Plagosje me armë dhe tritol në banesë, dy ngjarje të rënda ndodhën në Tiranë brenda pak orësh

min lexim

Dy ngjarje të rënda ndodhën në Tiranë në një hark kohor të shkurtër dhe pak orë larg njëra tjetrën.

Rreth orës 22.30 në zonën e Aliasit një 23 vjeçar i identifikuar se Renaldo Mejdani mbeti i plagosur me armë zjarri. Autor i dyshuar i ngjarjes është fqinji i tij 49 vjeç Albert Osteni i cili u shpall në kërkim.

Dyshohet se në mbrëmje ata po luanin me letra dhe për motive banale  u konfliktuan. Policia ka vënë në pranga vëllanë e autorit 45 vjeçarin Dorjan Osteni për përkrahje të autorit dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Në banesën e tyre policia gjeti dhe një sasi të vogël lënde narkotike kokainë.

Disa orë më vonë në rrugën Siri Kodra në derën e një banese shpërtheu rreh 100 gr eksploziv duke shkaktuar disa dëme material. Banesa ishte në pronësi të 60 vjeçarit Remzi Osmani.

Kati i parë i saj ishte dhënë me qira dhe ishe shndërruar në një biznes qe shiste xhama ndërsa kati I 2 përdorej për banim. Policia dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me konfliktet mbi pronësinë e banesës por edhe me të shkuarën e fëmijëve të 60 vjeçarit. Një tjetër pistë është dhe konfliktet që mund të ketë pasur për aktivitetin tregtar qiraxhiu. Në vendngjarje policia ka mbledhur një seri pamjesh nga kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e autorit I cili është nje i ri rret 25 vjeç.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Barcelona “heq qafe”

Story i radhës

QKUK nuk ka ilaç kundër kancerit të gjirit dhe të lukthit, pacientët privohen nga trajtimi

Të fundit nga